Zëdhënësja: Kontinenti kinez i gatshëm për të ndihmuar Tajvanin me rindërtimin pas tërmetit
2024-04-11 11:11:34

Foto nga VCG

Kontinenti kinez është i gatshëm të ndihmojë njerëzit në Hualien të Tajvanit, në procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe punë të tjera të lidhura, tha një zëdhënëse të mërkurën.

Zhu Fenglian, Zëdhënëse e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit Shtetëror të Kinës, tha se kontinenti e ka ndjekur nga afër katastrofën dhe pasojat e saj. Një tërmet me magnitudë 7.3 goditi ujërat e Hualien në Tajvan më 3 prill.

Zhu shprehu dëshirën që bashkatdhetarët e prekur të jenë shëndoshë e mirë dhe të arrijnë të rindërtojnë shtëpitë e tyre sa më parë.

Pas tërmetit, Zyra shprehu menjëherë shqetësimin e saj të thellë dhe ngushëlloi për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve, tha Zhu, duke shtuar se organizata, departamente kombëtare dhe provinciale, apo dhe universitete, kanë dërguar ngushëllimet e tyre. Ata hapën kanale të vecanta për të ofruar ndihmë dhe donacione.

Kombi kinez ka pasur gjithmonë traditën e shkëlqyer për të ndihmuar njëri-tjetrin në kohë të vështira. Ndër vite, përballë fatkeqësive të mëdha natyrore, bashkatdhetarët në të dy anët e ngushticës së Tajvanit janë ndjerë në të njëjtën mënyrë, dhe kanë ndihmuar njëri-tjetrin për të kapërcyer vështirësitë, vuri në dukje Zhu. (Çang Çuo)