8 persona janë konfirmuar të vdekur pas përplasjes së anijeve në Kinën jugore
2024-04-11 11:26:03

Foto nga CMG

Të tetë personat që u shpallën të zhdukur pas një përplasjeje mes një varke peshkimi dhe një anijeje tregtare, në brigjet jugperëndimore të provincës Hainan të Kinës jugore, janë konfirmuar të vdekur, bën të ditur “Xinhua”.

Anija e peshkimit “Yuenan Aoyu 36062” u përplas me anijen panameze të kontejnerëve “SITC DANANG” rreth 60 milje detare në perëndim të portit Sanya më 3 prill. Anija e peshkimit u mbyt dhe tetë personat në bord u shpallën të zhdukur.

Pasditen e së mërkurës, të tetë trupat janë nxjerrë nga uji, duke përmbyllur operacionin. Anija e kontejnerëve është ankoruar në portin Sanya dhe është nën hetim për aksidentin. (Elona)