CMG-ja: Përfshija e Japonisë në AUKUS është e gabuar
2024-04-11 11:33:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deklarata e bërë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Australia për përfshirjen e Japonisë në AUKUS, ka tërhequr vëmendjeve ndërkombëtare. Eshtë hera e parë që kjo organizatë shpall një vend partner, që prej krijimit në shtator 2021. Japonia u shpreh që e pranon rëndësinë e AUKUS-it.

AUKUS është Partneritetit Trilateral të Sigurisë midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë i cili përfshin kryesisht dy shtylla. 

Shtylla e parë është vendosja e nëndetëseve bërthamore në Australi.Në fazën tjetër tre vendet do të bashkëpunojnë për brezin e ri të kësaj arme.Bashkëpunimi në këtë fushë është i mbyllur dhe përfshihen vetëm 3 vendet. Shtylla tjetër është kërkimi i përbashkët i teknologjive të reja, me synimin për aftësi moderne luftimi. Për këtë drejtim, të treja palët bëjnë aktivisht thirrje për pjesëmarrjen e vendeve partnere.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për arsyen e përfshirjes së Japonisë, analistët janë të mendimit që nga ana teknike, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Australia kanë disavantazhet e veta në teknologjitë e reja. Japonia ka epërsi në armë hipersonike, teknologji kuantike, luftim elektronik dhe inteligjencë artificiale. Ndërkohë, Japonia ka dëshirë të shtojë aftësinë e vetëmbrojtjes dhe ndikimet e saj ushtarake në Azi-Paqësor.

Në fakt, këto vende kanë plane të ndryshme. SHBA-ja e konsideron AUKUS si një pjesë kyçe për strategjinë e “Indo-Paqësorit”. Dëshiron të përfshijë më shumë aleatë, sidomos një vend me teknologji të lartë si Japonia, me qëllim që të kufizojë Kinën. Britania po zbaton strategjinë “Global Britani” dhe po shpreson të ndërhyjë në çështjet e Azi-Paqësorit me fuqinë dhe teknologjinë e Japonisë, për të shtuar ndikimet e saj në këtë rajon.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti i Sri Lanka Wickremesinghe, kritikoi duke thënë që “Ky gabim strategjik do të ndajë Azinë në kampe kundërshtare”. Përveç kësaj, edhe liderët e Indonezisë dhe Malajzisë kanë kritikuar hapur që kjo organizatë prish stabilitetin rajonal. Nëse përfshihet Japonia, AUKUS do të mbulonte edhe Azinë Verilindore dhe do të sjellë më shumë goditje negative për këtë rajon.