Panairi i Shangait do të shfaqë teknologjinë e re për menaxhimin e emergjencave
2024-04-11 14:55:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Panairi i 3-të Ndërkombëtar i Shpëtimit dhe Reduktimit të Katastrofave në deltën e lumit Yangtze është planifikuar të mbahet në Qendrën Kombëtare të Ekspozitave dhe Konventave në Shangai nga 13 deri më 15 maj, u bë e ditur gjatë një konference shtypi, citon “China Daily”.

Përafërsisht 500 biznese pritet të marrin pjesë në panair, ku 32 prej tyre janë kompani “Fortune Global 500” ose “National 500” dhe 17 janë ndërmarrje të investuara nga jashtë.

Organizatorët parashikojnë që do të marrin pjesë mbi 100.000 vizitorë nga më shumë se 30 vende dhe rajone.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Eventi po organizohet bashkërisht nga departamentet e menaxhimit të emergjencave të komunës së Shangait, provincave Jiangsu, Zhejiang dhe Anhui. Të katërta rajonet kanë bashkëpunuar për të krijuar një mekanizëm të integruar për menaxhimin e emergjencave në deltën e lumit Yangtze.

Panairi i këtij viti synon të përfshijë të gjithë zinxhirin industrial, duke shfaqur teknologji dhe produkte të reja. Po ashtu, do të bëhet debutimi i teknologjive më të avancuara, si avionët elektrikë vertikalë të ngritjes dhe uljes (eVTOL), të njohur si “taksi ajrore”, së bashku me dronët ekzistues, duke formuar një sistem gjithëpërfshirës të aplikimit tredimensional të dronëve, deklaroi Zhou Minhao, kryetar i Komitetit të Promovimit të Tregtisë Ndërkombëtare të Shangait.

Ai theksoi se po ashtu debutim do të jetë edhe për teknologjitë e përparuara, duke përfshirë ato për monitorimin e fatkeqësive gjeologjike dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë këtij eventi pritet të nënshkruhet një marrëveshje për shkëmbimin e informacionit midis Shangait dhe tre provincave, deklaroi Ma Jianhong, kreu i Zyrës Komunale të Menaxhimit të Emergjencave të Shangait.

Panairi do të shërbejë si një platformë për institutet kërkimore, parqet industriale dhe organizatat e emergjencave të prodhimit të sigurisë, për të nxitur bashkëpunimin për reduktimin e fatkeqësive dhe përpjekjet e shpëtimit. (Elona)