Kina nis fushatën për të luftuar krimin ndaj cilësisë së furnizimeve bujqësore
2024-04-11 10:26:31

Ministria e Sigurisë Publike e Kinës, së bashku me autoritetet e tjera përkatëse, ka nisur një fushatë për të goditur krimin që përfshin prodhimin ose shitjen e furnizimeve bujqësore të falsifikuara ose nën standarde.

Si pjesë e fushatës, ministria ka kërkuar përpjekje për të monitoruar nga afër mallrat bujqësore, si farat, plehrat dhe pesticidet, bën të ditur “Xinhua”.

Ministria gjithashtu ka premtuar përpjekje për t'i trajtuar krime të tilla në një mënyrë më të saktë, më të plotë dhe të koordinuar, si dhe përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar ndarjen e informacionit, procedurat e njoftimit të rasteve, transferimet dhe mekanizmat e trajtimit ndërmjet autoriteteve përkatëse.

Sipas ministrisë, bashkëpunimi policor ndërrajonal do të rritet gjithashtu për të goditur të gjithë zinxhirin e krimit, duke përfshirë prodhimin, sigurimin dhe shitjen e furnizimeve bujqësore të falsifikuara. (Elona)