Zv/Presidenti i Kinës takohet me delegacionin e Partisë së Ideve të Reja të El Salvadorit
2024-04-11 11:01:50

Foto nga Xinhua

Zv/Presidenti i Kinës Han Zheng, u takua të mërkurën në Pekin me një delegacion zyrtarësh të lartë nga Partia e Ideve të Reja të El Salvadorit, të udhëhequr nga lideri i Partisë dhe Zv/Presidenti i zgjedhur Felix Ulloa. 

Han tha se që nga vendosja e lidhjeve diplomatike midis Kinës dhe El Salvadorit, më shumë se pesë vjet më parë, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar me shpejtësi, në një mënyrë të gjithanshme.

Pala kineze është e gatshme të punojë me palën e El Salvadorit, për të zbatuar konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve, për të konsoliduar besimin e ndërsjellë, për të thelluar bashkëpunimin në nismën "Një brez dhe një rrugë", për të rritur shkëmbimet njerëzore dhe kulturore, dhe për të përmirësuar komunikimin e koordinimin për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, tha ai. 

Partia Komuniste e Kinës (CPC) është e gatshme të ndërtojë një marrëdhënie të re me Partinë e Ideve të Reja të El Salvadorit, dhe të nxisë marrëdhëniet e qëndrueshme dhe afatgjata dypalëshe, tha Han.

Ulloa falënderoi Kinën për mbështetjen dhe ndihmën e saj, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, duke thënë se bashkëpunimi dhe shkëmbimet dypalëshe po ecin pa probleme, dhe se miqësia mes dy popujve po thellohet vazhdimisht. 

Ai tha se El Salvadori i përmbahet parimit të një Kine. Partia e Ideve të Reja është e gatshme të mësojë nga përvoja e CPC në qeverisje, dhe të eksplorojë një rrugë zhvillimi të përshtatshme për kushtet kombëtare të vendit.