Kina mori mbi 18 milionë raporte për përmbajtje të paligjshme në internet në mars
2024-04-11 15:08:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë se 18.53 milionë raporte të përmbajtjes së paligjshme ose të dëmshme në internet u trajtuan në mars, njoftoi Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një deklaratë për shtyp të administratës thuhet se shifra është 0.4 për qind më e lartë se në shkurt dhe 10.9 për qind më shumë në baza vjetore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rreth 17.09 milionë raporte u trajtuan nga faqet e mëdha kineze të internetit. Rregullatorët qendrorë dhe rajonalë të internetit janë marrë me rreth 1.45 milionë raporte të tilla.

Përmbajtja e paligjshme ose e dëmshme në internet e raportuar ishte kryesisht informacion në lidhje me pornografinë, lojërat e fatit, shkeljet dhe thashethemet. (Elona)