Kina do të nisë ndërtimin dhe zgjerimin e objekteve të mëdha kulturore
2024-04-11 11:43:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të nisë një grup projektesh për të ndërtuar objekte të reja të mëdha kulturore ose për të zgjeruar ato ekzistuese, si një mënyrë për të promovuar ruajtjen e trashëgimisë së shkëlqyer kulturore dhe natyrore të vendit, citon “Xinhua” një plan pune të rishikuar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Plani, i hartuar nga shtatë organe të qeverisë qendrore, duke përfshirë Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe Administratën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, synon gjithashtu përmirësimin e sistemit të shërbimeve kulturore publike të vendit dhe integrimin e kulturës dhe turizmit. Plani përfshin projekte për mbrojtjen dhe përmirësimin e blloqeve kulturore historike, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e relikteve kryesore kulturore kombëtare, ndërtimin e objekteve për publikimin e arritjeve kryesore të vendit dhe objekteve të rëndësishme kulturore publike etj.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dokumenti specifikon fondet, duke nxitur përpjekjet për të krijuar rezerva për projektet dhe për të forcuar koordinimin dhe mbikëqyrjen. (Elona)