Mundësi bashkëpunimi Kinë-Europë në makinat e energjisë së re
2024-04-10 18:04:21

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në vitin 2030, shitjet e makinave elektrike do përbëjnë më shumë se 30% të totalit të shitjeve, krahasuar me 4% që është sot, ndërsa në vitin 2030 pritet që rreth 60% e shitjeve të këtyre makinave të jenë në Kinë, ShBA dhe Evropë.

Në një koment për Grupin Mediatik të Kinës, Dr. Enriko Ceko ndau mendimet e tij për makinat kineze të energjisë së re dhe shprehu pritshmëri për forcimin e bashkëpunimit Kinë-Europë në këtë drejtim.