Kina specifikon hapat për të përmirësuar shërbimet e pagesave në atraksionet turistike
2024-04-10 14:53:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet kineze kanë specifikuar një sërë masash për të lehtësuar pagesat në atraksionet kryesore turistike në të gjithë vendin dhe për të përmbushur kërkesat nga qytetarët e moshuar, të huajt dhe turistë të tjerë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kartat bankare vendase dhe të huaja duhet të pranohen në të gjitha hotelet turistike me tre yje e lart, në atraksionet turistike kombëtare të nivelit 5A dhe 4A dhe në vendpushimet turistike kombëtare dhe provinciale, sipas një qarkoreje të publikuar bashkërisht nga Banka Popullore e Kinës dhe tre organe të tjera qeveritare, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Atraksionet kryesore kulturore dhe turistike duhet të kenë kabina për shitjen e  biletave për vizitorët që preferojnë opsionet e pagesës me para në dorë, thuhet në qarkore. (Elona)