Kina do të nisë fushatën njëmujore të promovimit të turizmit
2024-04-10 11:16:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kinës njoftoi të martën se në maj do të nisë një fushatë mbarëkombëtare njëmujore për të promovuar turizmin.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fushata, e përqendruar në Ditën e 14-të të Turizmit në Kinë që bie më 19 maj, ka për qëllim nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë së turizmit, zgjerimin e turizmit miqësor ndaj mjedisit dhe integrimin e zhvillimit kulturor me turizmin, citon “Xinhua” një deklaratë të ministrisë. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria planifikon të përzgjedhë gjashtë qytete për të nxjerrë në pah specialitetin e tyre turistik. Ajo u ka kërkuar qeverive vendore të miratojnë masa preferenciale, të tilla si lëshimi i kuponëve të konsumit të turizmit dhe organizimi i ngjarjeve argëtuese jofitimprurëse.(Elona)