Kina forcon mbrojtjen e konsumatorëve në internet
2024-04-10 14:49:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rregulloret e reja të Kinës për mbrojtjen e konsumatorit kanë detajuar një sërë masash që synojnë problemet me konsumin në internet, njoftoi Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut.

Rregulloret, të publikuara në mars dhe që parashikohet të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2024, fokusohen kryesisht në sigurimin e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të konsumatorëve, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa shitjet me pakicë në internet të mallrave në Kinë janë rritur, numri i ankesave dhe pyetjeve në lidhje me konsumin në internet është rritur gjithashtu me shpejtësi gjatë vitit të kaluar, duke përbërë 56 për qind të totalit, deklaroi Liu Jun, nënkryetar i Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut, në një konferencë për shtyp.

Rregulloret e reja përcaktojnë që shitësit nuk do të falsifikojnë të dhëna biznesi ose vlerësime të përdoruesve, as nuk do të promovojnë shitjet e paketave ose nuk do të përfshihen në diskriminim çmimesh të mundësuar nga të dhënat e mëdha. Janë përcaktuar gjithashtu dispozita për rinovimet e abonimeve automatike dhe një politikë kthimi pa probleme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina kishte mbi 900 milionë blerës “online” në fund të vitit 2023 dhe shitjet me pakicë në internet përbënin 27.6 për qind të shitjeve totale me pakicë të vendit të mallrave të konsumit, treguan të dhënat zyrtare. (Elona)