Kinezët bënë mbi 51 milionë udhëtime për të pastruar varret e paraardhësve
2024-04-10 11:19:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Njerëzit në të gjithë Kinën bënë më shumë se 51 milionë udhëtime për të nderuar të vdekurit nga 1 deri më 7 prill, rreth kohës së festës tradicionale Qingming, citon “Xinhua” Ministrinë e Çështjeve Civile.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rreth 71.33 për qind e tyre zgjodhën mënyra miqësore me mjedisin dhe me karbon të ulët për të vajtuar anëtarët e familjes së tyre.

Ndërkohë, mbi 4.59 milionë vizita janë bërë në platformat e zisë online gjatë shtatë ditëve, bëri të ditur ministria. Festa tradicionale kineze Qingming, e njohur gjithashtu si dita e pastrimit të varreve, ra më 4 prill të këtij viti.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë kësaj periudhe, njerëzit shpesh vizitojnë varrezat, ku u bëjnë homazhe të vdekurve duke ofruar ushqim dhe duke djegur temjan.

Vitet e fundit, me mbështetjen e qeverisë, shumë janë kthyer në praktika më të gjelbra, si ofrimi i luleve dhe ndezja e qirinjve elektrikë. (Elona)