Një varr i lashtë gjendet në Jiangsu të Kinës lindore
2024-04-10 16:43:22

Xinhua

Xinhua

Një varr fisnikësh është gjetur në një varrezë, që daton nga periudha e Gjashtë Dinastive (222-589), në qytetin Zhenjiang, provinca Jiangsu e Kinës lindore.

Varri është i Zhao Xuanzhi, xhaxhai i një perandori gjatë Dinastisë Jugore (420-589).

“Arkeologët gjetën një vulë bronzi që ndihmon në identifikimin e personit të varrosur. Mosha e varrit është në përputhje me të dhënat historike”,- tha Li Xidong, zëvendësdrejtor i Institutit të Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë të qytetit.

Xinhua

Xinhua

Po ashtu, u zbuluan njëzet objekte funerale, të shpërndara kryesisht pranë altarit në pjesën e përparme të dhomës së varrit.

Arkeologët gjetën 13 varre gjatë gërmimeve të fundit, shtatë prej të cilave ishin varre me dhoma me tulla të aristokratëve nga dinastia Jin lindore (317-420) deri në Dinastinë Jugore, ndërsa gjashtë të tjera ishin varre me gropa të civilëve nga dinastitë Ming dhe Qing (1368-1911).

Xinhua

Xinhua

Arkeologët thanë se shumica e varreve të gjetura në varrezat e periudhës së Gjashtë Dinastive i përkasin dinastisë Jin lindore, e cila ofron dëshmi të njerëzve në atë kohë që lëviznin nga veriu në jug, bën të ditur “Xinhua”.

Zbulimi ofron të dhëna të rëndësishme për studimin e migrimit etnik në historinë kineze. (Elona)

Xinhua

Xinhua