Kinë, rezervat valutore rriten në 3.2457 trilionë në mars
2024-04-10 11:31:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas të dhënave nga Administrata Shtetërore e Valutave të Huaja (SAFE), rezervat valutore të Kinës në fund të marsit, arritën në 3.2457 trilionë dollarë amerikanë, 19.8 miliardë ose 0.62% më shumë se në fund të shkurtit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas SAFE-s, kjo rritje është nxitur nga faktorët, si luhatjet e normës valutore dhe ngritja e çmimeve të aseteve.

Sipas SAFE-s, ekonomia kineze vazhdon të shfaqë sinjale rimëkëmbje dhe progres të qëndrueshëm, duke mbështetur nivelin e qëndrueshëm të rezervave valutore të vendit.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në të njëjtën ditë, Banka Popullore e Kinës, banka qëndrore e vendit, publikoi të dhënat se rezervat e arit, në fund të marsit, arritën në 72.74 milionë onsë, më shumë se 72.58 onsë në fund të shkurtit, duke shënuar rritje për 17 muaj me radhë. (Jiang Lei)