Kina cakton 174 milionë juanë për lehtësimin e pasojave të thatësirës
2024-04-10 17:36:20

CFP

CFP

Kina ka rezervuar 174 milionë juanë (rreth 24.51 milionë dollarë amerikanë) nga fondet e qeverisë qendrore për të mbështetur lehtësimin e thatësirës në provincat Yunnan dhe Sichuan, njoftoi Ministria e Financave.

Fondet e ndihmës ndaj fatkeqësive do të përdoren kryesisht për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm dhe për ujitjen bujqësore në zonat e prekura nga thatësira të dy provincave, citon “Xinhua”.

Temperaturat në dy provincat pritet të jenë 1 deri në 2 gradë Celsius më të larta se mesatarja e prillit, bëri të ditur Administrata Meteorologjike e Kinës javën e kaluar.

CFP

CFP

Thatësira ka të ngjarë të vazhdojë në të dy provincat, sipas administratës, duke kërkuar forcimin e menaxhimit të burimeve ujore. (Elona)