Xinjiang devijon ujërat e përmbytjeve për të ringjallur pyjet e prekura nga thatësira
2024-04-10 17:32:50

CFP

CFP

Rajoni autonom i Xinjiang Ujgur i Kinës veriperëndimore planifikon të devijojë 510 milionë metra kub ujë nga përmbytjet këtë vit për furnizimin me ujë të pyjeve në pellgun e lumit Tarim.

Vitin e kaluar, Xinjiang e plotësoi këtë furnizim me ujë me mbi 1.1 miliardë metra kub, që ishte 197 për qind e rimbushjes së planifikuar.

Sipas Institutit të Ekologjisë dhe Gjeografisë të Akademisë Kineze të Shkencave në Xinjiang, një sipërfaqe totale e përafërt pyjore prej 2.72 milionë mu (rreth 181.333 hektarë) u vadit nga devijimi i ujërave dhe mbulimi i bimësisë në zonën e pyjeve të ujitura u rrit me 4.3 për qind nga viti pararendës, bën të ditur “Xinhua”.

CFP

CFP

Pyjet përgjatë lumit Tarim përbëjnë zonën më të madhe pyjore natyrore të specieve bimore. Megjithëse speciet janë shumë tolerante ndaj thatësirës, një pjesë e pemëve janë tharë që nga vitet 1950 për shkak të mbishfrytëzimit të burimeve ujore përgjatë lumit Tarim, duke çuar në një rënie të nivelit të ujit. (Elona)