Mbi 600 ndërmarrje regjistrohen në CIIE
2024-04-10 15:48:25

Më shumë se 600 ndërmarrje, duke përfshirë mbi 200 kompani të “Fortune 500”, janë regjistruar për Ekspozitën e 7-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), e cila do të mbahet më vonë këtë vit.

Për ekspozitën është rezervuar një sipërfaqe prej mbi 240.000 metrash katrorë, bën të ditur “Xinhua”.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, CIIE ka tërhequr më shumë se 10.000 ndërmarrje jashtë shtetit për të marrë pjesë. Ajo ka promovuar bashkëpunimin, ndarjen e arritjeve të teknologjisë shkencore dhe integrimin e thellë të inovacionit teknologjik dhe zhvillimit industrial dhe ka ofruar mbështetje të fortë për kultivimin dhe zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore.

CIIE është planifikuar të mbahet në Shangai në nëntor. (Elona)