Rruga detare Xiamen-Kinmen i tejkaloi 1 milion pasagjerë
2024-04-09 16:43:59

foto nga

Udhëtimi i anijes së drejtpërdrejt midis Xiamen-it dhe Jinmen-it më 5 prill 2024 / foto nga CFP

Numri i pasagjerëve që udhëtuan me anije midis Xiamen, në provincën Fujian, dhe Kinmen, një ishull i administruar nga Tajvani, i tejkaloi 1 milion deri në orën 11:30 të së premtes, pasi 344 pasagjerë zbritën nga anija në terminalin e pasagjerëve Wutong në Xiamen, shkruan “China Daily”.

Itinerari është pjesë e “Mini Three Links”, e cila i referohet tregtisë, transportit dhe shërbimeve postare në shkallë të vogël midis provincës Fujian, ishullit Kinmen dhe grupit të ishullit Matsu. Ajo rifilloi funksionimin më 7 janar 2023, pas një pezullimi pothuajse trevjeçar për shkak të pandemisë Covid-19.

Sipas statistikave nga Administrata e Sigurisë Detare Xiamen, linja e pasagjerëve Xiamen-Kinmen ka kryer 5487 udhëtime që nga rifillimi i saj më 2002, duke transportuar 1.002.261 pasagjerë. Ndër ta, 498.255 ishin në dalje dhe 504.006 ishin në hyrje.

Që nga rifillimi, linjat vajtje-ardhje janë rritur nga 2 në ditë në 16. (Fatosi)

foto nga CFP

Udhëtimi i parë i anijes së drejtpërdrejt midis Xiamen-it dhe Jinmen-it në vitin 2002 / foto nga CFP