Studiuesit kinezë zhvilluan fibra të reja për t'i kthyer bluzat në pajisje elektronike
2024-04-09 11:10:40

Foto nga Universiteti Donghua

Një ekip studiuesish kinezë ka zhvilluar një tekstil të ri me shtresa që mund të ndizet me prekjen e një gishti. Studimi është publikuar në revistën “Science”, shkruan “CGTN”.

Fibra e re bashkon trupin e njeriut si pjesë e një qarku për të mbledhur energjinë elektromagnetike të ambientit dhe kështu nuk ka nevojë për bateri shtesë për energji.

Kjo fibër inovative përbëhet nga tre shtresa të dallueshme duke përdorur materiale lehtësisht të disponueshme. Bërthama e fibrës funksionon si një antenë e aftë për të ndjerë fusha elektromagnetike të alternuara, të krijuara nga fibra najloni të veshura me argjend.

Foto nga Universiteti Donghua

Materiali mund të ndërthuret në rroba për transmetimin e instruksioneve me valë dhe funksione të tjera pa përdorur çipa ose bateri.

Rrobat e bëra nga fibrat e reja mund të jenë ndërvepruese dhe ndriçuese dhe gjithashtu mund të kontrollojnë nga distanca produktet elektronike me valë duke gjeneruar sinjale unike për qëndrime të ndryshme nga përdoruesi.

Ekipi është duke punuar në rafinimin e aftësive të fibrave për grumbullimin e energjisë nga hapësira përreth dhe duke zgjeruar funksionet e tyre për të përfshirë ekranet, ndryshimin e formës, llogaritjen dhe inteligjencën artificiale. (Fatosi)