Festivali i filmit në Pekin nxjerr posterin për filmin kryesor promovues
2024-04-09 11:32:57

Foto nga ChinaDaily

Festivali i 14-të Ndërkombëtar i Filmit në Pekin, i cili do të mbahet nga 18-26 prill, publikoi posterin për filmin kryesor promovues “As Spring Comes Along”, nga regjisori kinez Gu Xiaogang, njofton “China Daily”.

Posteri për filmin e ardhshëm paraqet Pallatin Veror me peizazhe të harlisura pranverore, duke mishëruar bukurinë e arkitekturës tradicionale kineze dhe duke e mahnitur shikuesin.

I lindur në vitin 1988, Gu është i njohur për filmin e tij të parë me metrazh të gjatë “Dwelling in the Fuchun Mountains” (2019) dhe filmin pasues “Dwelling by the West Lake” (2023).

Gu mori çmimin “Akira Kurosawa 2023”, i cili nderon trashëgiminë dhe ndikimin e vazhdueshëm të autorit të njohur japonez. Ky çmim u jepet kineastëve që kanë bërë bujë në kinema dhe pritet të ndihmojë në drejtimin e së ardhmes së industrisë, bëri të ditur Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tokio. (Fatosi)