Provinca Shanxi e Kinës parashikon prodhim të qëndrueshëm të qymyrit gjatë këtij viti
2024-04-09 16:24:34

foto nga CFP

Fabrika e qymyrit në provincën Shanxi të Kinës Veriore / foto nga CFP

Provinca Shanxi e Kinës veriore, një prodhues kryesor i qymyrit në vend, pritet ta çojë prodhimin e qymyrit në rreth 1.3 miliardë tonë gjatë këtij viti, bëhet e ditur në një plan pune të publikuar nga qeveria provinciale, njofton “Xinhua”.

Shanxi do të përqendrohet në zhvillimin e sigurt, efikas, të gjelbër dhe inteligjent të industrisë së saj të qymyrit.

Provinca do të optimizojë më tej strukturën e kapacitetit të prodhimit dhe do të rrisë përqindjen e kapaciteteve të avancuara të prodhimit, sipas planit për prodhimin dhe furnizimin e qëndrueshëm të qymyrit në provincë.

Provincat e pasura me energji të Kinës po përjetojnë një transformim të thellë në strukturën e tyre industriale dhe përzierjen e energjisë ndërsa përpiqen për rritje cilësore.

Prodhimi i qymyrit në Shanxi do të ulet vullnetarisht për herë të parë këtë vit pas shtatë viteve radhazi rritjeje të shpejtë nga 832 milionë tonë në vitin 2016 në 1.378 miliardë tonë në vitin 2023.  (Fatosi)