Xi Jinping: Ndihem shumë ngrohtë sa herë që shoh miq nga vendet ishullore të Paqësorit
2024-04-09 21:21:08

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime me presidentin e Shteteve të Federuara të Mikronezisë Wesley W. Simina në Pekin të martën.

Xi mirëpriti vizitën e parë shtetërore të homologut Simina në Kinë. "Kina dhe vendet ishullore të Paqësorit kanë një histori të gjatë shkëmbimesh, miqësi të thellë mes popujve dhe nevoja të përbashkëta zhvillimi. Kur punoja në provincën Fujian, mësova se shoqata e gjuhëve austroneziane, të përhapura gjerësisht në vendet ishullore të Paqësorit, e kishte origjinën në Fujian. Sidomos në qytetin Pingtan të provincës Fujian, zona kulturore lokale Keqiutou ka shumë zbulime arkeologjike dhe është një bazë ndërkombëtare e kërkimeve arkeologjike austroneziane. Sa herë që takoj miq nga vendet ishullore të Paqësorit, ndihem shumë ngrohtë,” tha Xi.  (Fang Xiaoyu/Artan)