Zogj të rrallë janë vërejtur në ligatinën veriore të Kinës
2024-04-08 11:37:41

Foto nga Xinhua

Gjashtë rosa zhytëse, “pochards baer”, specie e rrezikuar në mënyrë kritike, u vunë re për herë të parë në kontenë Dengkou, në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme në Kinën veriore, njofton “Xinhua”.

Një specie nën mbrojtjen e klasit të parë nga shteti në Kinë, rosat u vunë re gjatë një patrullimi policor në një ligatinë në seksionin Dengkou të Lumit të Verdhë.

Kjo specie kryesisht banon në Kinë, Mongoli dhe Bangladesh.

Prania e rosës tregon përmirësime të jashtëzakonshme në eko-mjedisin ligatinor në rajon, thanë autoritetet lokale. (Fatosi)