Zyrtarët e lartë mbjellin pemë për të ndërtuar Kinën e bukur
2024-04-08 17:09:22

foto nga CFP

foto nga CFP

137 zyrtarë të nivelit ministror nga organet nën Komitetin Qendror të PKK-së, si dhe nga departamente të ndryshme të qeverisë qendrore të Pekinit, morën pjesë të dielën në një aktivitet vullnetar të mbjelljes së pemëve në Parkun Pyjor Olimpik në rrethin Changping, Pekin, njofton “China Daily”.

Nën temën “Përmbushja e detyrimit të mbjelljes së pemëve, ndërtimi i një Kine të bukur së bashku”, zyrtarët mbollën më shumë se 1200 fidanë pishe kineze, si dhe lloje të tjera pemësh.

Pas mbjelljes së pemëve, zyrtarët krasitën, plehëruan pemët, varën etiketat e pemëve dhe vendosën kurthe kundër dëmtuesve, ndërsa mësuan me përpikëri për karakteristikat e pemëve dhe kryen operacione të detajuara.

Aktiviteti vullnetar i mbjelljes së pemëve nga zyrtarët është mbajtur për më shumë se 20 vjet që nga viti 2002, me mbi 3700 zyrtarë që kanë marrë pjesë dhe janë mbjellë gjithsej rreth 43.000 pemë. (Fatosi)