Qyteti i Pekinit hyn në sezonin e pushit fluturues
2024-04-08 16:32:54

foto nga CFP

foto nga CFP

Pushi fluturues, nga pemët e plepit dhe shelgut, që shkaktojnë parehati dhe rreziqe zjarri gjatë pranverës, janë vërejtur në pjesët qendrore dhe jugore të Pekinit, ndërsa autoritetet lokale njoftuan të dielën fillimin sezonit të tij, bën të ditur “Xinhua”.

Zyra e Pyjeve dhe Parqeve komunale të Pekinit dhe Shërbimi Meteorologjik i qytetit parashikojnë se në zonat veriore do të ketë push edhe gjatë ditës së sotme.

Periudha me incidencë të lartë të pushit të plepit dhe shelgut parashikohet nga mesi i prillit deri në mes të majit, duke prekur zonat qendrore të qytetit si dhe rajonet malore të kryeqytetit kinez.

Autoritetet përkatëse u kanë kërkuar njerëzve të mbajnë maska, syze dielli, syze ose shalle, për të bllokuar pushin fluturues.  (Fatosi)