Banka Qendrore e Kinës publikoi mekanizmin e huadhënies për inovacionin e teknologjisë shkencore
2024-04-08 17:00:51

Selia e Bankës Popullore të Kinës / foto CFP

Banka Qendrore e Kinës njoftoi se ka krijuar një mekanizëm të veçantë huadhënieje me vlerë 500 miliardë juanë (rreth 70.47 miliardë dollarë amerikanë) për të mbështetur inovacionin e teknologjisë shkencore, transformimin teknik dhe rinovimin e pajisjeve, shkruan “Xinhua”.

Banka Popullore e Kinës (PBOC) bëri të ditur se norma e interesit të kredisë njëvjeçare është 1.75 për qind. Ajo mund të zgjatet dy herë, me një mandat njëvjeçar secili.

Lehtësia synon të drejtojë institucionet financiare për të rritur mbështetjen e kredisë për firmat e vogla dhe të mesme të orientuara nga teknologjia shkencore në fazën e hershme të zhvillimit ose në fazën e rritjes dhe për transformimin teknik dhe projektet e rinovimit të pajisjeve për të ndihmuar sektorët kryesorë që të bëhen më të digjitalizuar, të zgjuar, të avancuar dhe të gjelbër.

Banka Popullore e Kinës do të sigurojë fonde me kosto të ulët për 21 institucione financiare, duke përfshirë Bankën e Zhvillimit të Kinës, Bankën Postare të Kursimeve të Kinës dhe disa banka të politikave, banka tregtare shtetërore dhe banka tregtare aksionare. (Fatosi)