Liqeni më i madh i ujërave të ëmbla në Kinë sheh rritje të nivelit të ujit
2024-04-08 16:28:17

foto nga CFP

 Liqeni Poyang / foto nga CFP

Niveli i ujit në liqenin më të madh të ujërave të ëmbla të Kinës, Poyang, në provincën lindore Jiangxi, është rritur me shpejtësi ditët e fundit për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, njofton “Xinhua”.

Niveli i ujit në stacionin hidrologjik të liqenit Xingzi arriti në 12.01 metra të enjten, duke shënuar fundin e sezonit të thatë të liqenit. Deri mëngjesin e të dielës, niveli i ujit në stacionin hidrologjik ishte rritur në 14.24 metra.

Ndërsa niveli i ujit në Poyang vazhdon të rritet, kapaciteti i lundrimit të liqenit gjithashtu është përmirësuar në përputhje me rrethanat.

Deri mbrëmjen e të shtunës, sipërfaqja e liqenit i kalonte 2000 km katrorë, ndërsa pak më shumë se gjysmë muaj më parë sipërfaqja ujore e liqenit ishte më pak se 1000 km katror. (Fatosi)