Kina rinovon alarmin blu për stuhi shiu
2024-04-08 11:00:11

Foto nga VCG

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës rinovoi të dielën një alarm blu për stuhi shiu, pasi reshje të dendura priten të godasin disa pjesë të vendit, njofton “Xinhua”.

Reshje të mëdha shiu parashikohen të godasin pjesë të Jiangxi, Fujian dhe Guangdong, tha qendra.

Sipas qendrës meteorologjike, në disa zona të këtyre rajoneve mund të ketë reshje të dendura, me reshje maksimale në orë që i kalojnë 50 milimetra, të shoqëruara me stuhi dhe breshër.

Pushtetit vendor i është kërkuar që të bëjnë përgatitjet e duhura dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre në përputhje me rrethanat.

Shkollave dhe kopshteve u është kërkuar të garantojnë sigurinë e nxënësve dhe fëmijëve, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë këshilluar që të kenë kujdes për shkak të bllokimit të mundshëm të rrugëve dhe bllokimit të trafikut.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Fatosi)