Kina aktivizon përgjigjen emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve
2024-04-07 17:41:01


foto: VCG

foto: VCG

Shtabi Shtetëror i Kinës për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës ka aktivizuar një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në provincat Fujian, Jiangxi dhe Guangdong, si dhe në pellgjet e lumit Yangtze, lumit Pearl dhe liqenit Taihu, shkruan “Xinhua”.

Autoritetet kanë dërguar ekipe pune në rajonet përkatëse për të ofruar ndihmë dhe udhëzime në përgjigje të periudhave të fundit të shiut, bëri të ditur Ministria e Menaxhimit të Emergjencave.

Sipas parashikimeve, reshje të dendura shiu pritet të ketë deri pasdite, ku në disa vende mund të ketë edhe stuhi.

Qeverive vendore u është kërkuar që të monitorojnë nga afër reshjet dhe të forcojnë reagimin ndaj përmbytjeve në zonat e ulëta dhe vendet turistike. Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele të kontrollit të përmbytjeve, ku niveli I është përgjigja më e ashpër. (Irma)