Industria e softuerëve në Kinë shënoi rritje në 2 muajt e parë të vitit
2024-04-07 18:06:57

foto: VCG

foto: VCG

Industria e softuerëve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit në Kinë patën rritje dyshifrore të raportuar në të ardhura dhe fitime në janar dhe shkurt, tregojnë të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, fitimet në sektor patën rritje vjetore me 11.5 për qind në 206.4 miliardë juanë (rreth 29.09 miliardë dollarë amerikanë), ndërsa të ardhurat u rritën me 11.9 për qind nga një vit më parë në gati 1.71 trilionë juanë.

Të ardhurat nga produktet softuerike u rritën me 8.4 për qind në baza vjetore në 394.4 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe, ndërsa të ardhurat nga produktet softuerike industriale u rritë në 40.7 miliardë juanë, me një rritje vjetore prej 8.2 për qind.

Të ardhurat nga “cloud computing” dhe shërbimet e të dhënave të mëdha u rritën me 13.8 për qind në baza vjetore dhe të ardhurat nga shërbimet teknike të platformës së tregtisë elektronike u rritën me 3.8 për qind, sipas të dhënave. (Irma)