Vëllimi i mallrave në Kinë ka shënuar rritje në 2 muajt e parë të vitit
2024-04-07 17:27:02

foto: VCG

foto: VCG

Vëllimi i mallrave në transportin rrugor dhe detar në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme në dy muajt e parë të vitit, citon “Xinhua” të dhënat nga Ministria e Transportit.

Gjatë kësaj periudhe, në vend u transportuan rreth 5.45 miliardë tonë mallra përmes transportit rrugor, 7.8 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas ministrisë.

Rreth 1.4 miliardë tonë mallra u transportuan përmes rrugëve detare të Kinës, një rritje prej 10.2 për qind në baza vjetore.

Në periudhën janar-shkurt, provinca Zhejiang e Kinës lindore pati rritjen më të mprehtë vjetore në ngarkesat e transportit rrugor, ndërsa provinca Shaanxi e Kinës veriperëndimore u rendit në krye në vend për sa i përket rritjes së ngarkesave në rrugë detare në baza vjetore. (Irma)