Tetë persona mbeten të zhdukur pas përplasjes së anijes në jug të Kinës
2024-04-07 16:45:22

foto: CMG

foto: CMG

Tetë persona mbeten të zhdukur pas një përplasjeje mes varkës së tyre të peshkimit dhe një anijeje kontejnerësh panameze në brigjet jugperëndimore të  provincës Hainan të Kinës Jugore. Incidenti i së mërkurës shkaktoi fundosjen e varkës së peshkimit, tha të dielën qendra provinciale e kërkim-shpëtimit detar në Hainan.