Porti tokësor kufitar Kinë-Vietnam raporton 520.000 pasagjerë në tremujorin e parë
2024-04-07 17:31:04


Porta kufitare Youyiguan përgjatë kufirit Kinë-Vietnam regjistroi rreth 520.000 pasagjerë në hyrje dhe në dalje në tremujorin e parë të vitit, 189 për qind më shumë në baza vjetore, citon “Xinhua” autoritetet lokale.

foto: VCG

foto: VCG

Në tre muajt e parë të vitit, porti zhdoganoi mbi 100.000 automjete, një rritje vjetore prej 22.75 për qind, bëri të ditur pika kufitare hyrëse-dalëse Youyiguan në rajonin autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore.

Pika e kontrollit bëri të ditur se porti tokësor aktualisht trajton afërsisht 6000 pasagjerë në hyrje dhe në dalje në baza ditore.

Pika kufitare Youyiguan, në qytetin Pingxiang, është një nga portet më të mëdha tokësore në Guangxi, një nga rrugët tokësore më të përshtatshme midis Kinës dhe anëtarëve të ASEAN-it dhe një port i rëndësishëm hyrjeje për frutat. (Irma)