Kina u ofroi ndihmë mjekësore rreth 250 milionë njerëzve në vitin 2023
2024-04-07 17:36:28

foto: VCG

foto: VCG

Sistemi i sigurisë së kujdesit shëndetësor në Kinë ofroi ndihmë mjekësore për rreth 250 milionë pacientë në vitin 2023, njoftoi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor, shkruan “Xinhua”.

Programi i asistencës mjekësore, një pjesë kyçe e sistemit të sigurisë së kujdesit shëndetësor të Kinës që siguron shërbimet bazë mjekësore për popullsinë e cenueshme, u pilotua në zonat rurale dhe urbane të vendit përkatësisht në vitet 2003 dhe 2005.

Sipas administratës, fondet e ndihmës mjekësore të Kinës u rritën nga 1.38 miliardë juanë (rreth 194.5 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2005 në 74.5 miliardë juanë në vitin 2023.

Programi i ndihmës mjekësore ka zgjeruar mbulimin e tij në një grup më të gjerë individësh. Përmes 20 viteve të zhvillimit, programi ka përmirësuar metodat e tij të synimit dhe i ka bërë ato më efikase.

Aktualisht, në shumicën e zonave të Kinës, pacientët që jetojnë me pagesën e jetesës ose në varfëri ekstreme nuk kanë më nevojë të paguajnë një shumë minimale të faturës mjekësore, siç kërkohet në të kaluarën, për të marrë ndihmë mjekësore. Për më tepër, fondet e ndihmës mjekësore tani përbëjnë një raport më të lartë të kostove mjekësore, sipas administratës. (Irma)