Intervistë ekskluzive e CMG-së me kryeministrin e Dominikës, Roosevelt Skerrit
2024-04-06 15:55:47

Nga data 23 deri më 29 mars, kryeministri i Dominikës, Roosevelt Skerrit, vizitoi zyrtarisht Kinën dhe dha një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës. (CMG)

Në intervistën e tij, kryeministri Skerrit theksoi se dy dekada pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina ka kuptuar shqetësimet e Dominikës për ndryshimet klimatike si një shtet ishullor dhe dëshirën e saj si një vend në zhvillim për pavarësinë ekonomike. Skerrit-i shtoi se ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" ka ofruar mundësi zhvillimi për Dominikën dhe shumë vende të tjera. Ai tha se vendi i tij mbështet idetë dhe nismat e Kinës dhe është e gatshme të punojë me këtë vend të madh për të praktikuar multilateralizmin dhe promovuar paqen e zhvillimin botëror. (Li Huailiang/Edmond)