Platforma për edukimin e përhershëm në Kinë u shërben 6.8 milionë përdoruesve
2024-04-06 17:15:34

Platforma për edukimin e përhershëm në Kinë ka regjistruar 6.8 milionë përdorues të regjistruar nga 200 vende dhe rajone që nga themelimi i saj në maj 2022, njoftoi Ministria e Arsimit, citon “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Këta përdorues kanë kryer 60 milionë vizita në platformë, duke grumbulluar 1.1 milionë orë mësim në internet, sipas ministrisë, e cila shtoi se platforma ka mbi 1.03 milionë grupe burimesh.

Universiteti i të Moshuarve i Kinës (SUC) ka hapur 55.000 qendra të të mësuarit bazë qëkur u krijua në mars 2023, duke u shërbyer rreth 22.14 milionë të moshuarve.

SUC ka ndërtuar gjithashtu një platformë kombëtare të shërbimeve publike për arsimin e të moshuarve, duke ofruar 436.000 kurrikula online për mbi 2.35 milionë përdorues.

Ministria bëri të ditur se në të ardhmen, platforma e edukimit të përhershëm do të promovojë mësimin të mundësuar nga inteligjenca artificiale, si dhe nisma të tjera që i shërbejnë zhvillimit të zonave rurale, grave dhe grupeve të tjera. (Irma)