Zv.kryeministri kinez takohet në Guangzhou me Sekretaren e Thesarit të ShBA-së
2024-04-06 15:54:59

foto: VCG

foto: VCG

 

Zv.kryeministri i Kinës He Lifeng u takua të premten pasdite me Sekretaren e Thesarit të ShBA-së, Janet Yellen, në qytetin Guangzhou të provincës Guangdong të Kinës Jugore. Të dy palët shkëmbyen pikëpamje mbi forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA.

Ky takim vjen në një moment kyç, duke nënvizuar lidhjet e thella ekonomike mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Tregtia midis Kinës dhe ShBA-së është rritur më shumë se 200 herë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Vëllimi i tregtisë arriti në 4.7 trilionë juanë (ose 649.7 miliardë dollarë) në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare.

Kjo tregti në lulëzim jo vetëm që ka sjellë mundësi të mëdha ekonomike për bizneset e të dyja palëve, por gjithashtu ka theksuar rolin thelbësor që luan kjo marrëdhënie në ekonominë globale. Mbi 70 mijë kompani amerikane kanë bërë biznes në Kinë, sipas Ministrisë së Tregtisë së Kinës.

Vizita e Yellen-it në Kinë këtë herë u mundësua nga një mekanizëm dypalësh i sapokrijuar, i inicuar nga të dy vendet shtatorin e kaluar, i cili lejon linja të drejtpërdrejta raportimi mes zv.kryeministrit kinez dhe Sekretares Amerikane të Thesarit. Grupi i Punës Kinë-ShBA fokusohet kryesisht në çështjet makroekonomike, duke përfshirë jo vetëm shqetësimet dypalëshe, por edhe adresimin e sfidave të borxhit të tregut në zhvillim. (Li Huailiang/Edmond)