Akademia kineze dhe muzeu francez bashkëndërtojnë bazën e të dhënave të Shpellave Mogao
2024-04-06 17:33:46

foto: VCG

foto: VCG

Akademia Dunhuang e Kinës dhe Muzeu Kombëtar i Arteve Aziatike Guimet i Francës kanë bashkëpunuar për të krijuar një bibliotekë burimesh digjitale në Bibliotekën e Shpellave mijëvjeçare Mogao, shkruan “Xinhua”.

Shpellat Mogao janë një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që kanë koleksione të pasura të veprave të artit budist në Dunhuang, në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore.

foto: VCG

foto: VCG

Dy institutet kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe pritet të kryejnë kërkime sistematike, restaurim dhe mbrojtje të relikteve kulturore në Shpellat Mogao, si dhe të mbajnë seminare akademike ndërkombëtare për kërkimin e relikteve kulturore, mbrojtjen dhe shkencat humane digjitale etj..

Franca është një nga vendet me koleksionin më të madh të relikteve kulturore Dunhuang në botë. Të dy vendet kanë zhvilluar prej kohësh bashkëpunim dypalësh për shkëmbimet, ruajtjen dhe ndarjen e burimeve të kulturës dhe artit Dunhuang, bëri të ditur Akademia Dunhuang.

Të ndërtuara midis shekujve 4 dhe 14, në Shpellat Mogao ndodhet një koleksion i madh i veprave të artit budist, me mbi 2000 skulptura me ngjyra dhe 45.000 metra katrorë murale në 735 shpella, të gdhendura në shkëmbinj. (Irma)