Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Pekin do të shfaqë 47 filma të teknologjisë shkencore
2024-04-06 17:06:49

Festivali i 14-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit (BJIFF) do të shfaqë 47 filma të teknologjisë shkencore në seksionin e tij të Shkencës dhe Teknologjisë, njoftoi Muzeu i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës (CSTM), citon “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Seksioni i Shkencës dhe Teknologjisë, i bashkorganizuar nga CSTM dhe Shoqata Kineze e Muzeve të Shkencave Natyrore, është planifikuar të mbahet nga 9 prilli deri më 5 maj.

Filmat mbulojnë tema duke përfshirë natyrën, bujqësinë dhe hapësirën dhe përfshijnë 33 filma me efekte speciale nga Kina, Rusia, SHBA-ja, Britania, Kanadaja, Suedia dhe tetë vende të tjera.

Filmat do të prezantohen në ekrane gjigante, ose në 4D. Tetë filma do të kenë premierat e tyre aziatike dhe 18 do të shfaqen për herë të parë në Kinë. (Irma)