Ushtritë e Kinës dhe ShBA-së diskutojnë në Havai për sigurinë detare dhe ajrore
2024-04-06 15:53:19

Ushtria kineze dhe ajo amerikane u takuan të mërkurën dhe të enjten në Havai për të diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë detare dhe ajrore midis dy vendeve, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Kinës.

foto: VCG

foto: VCG

Takimi i Grupit të Punës “Mbi Marrëveshjen Konsultative Ushtarake Detare Kinë-SHBA” (MMCA) synon të zbatojë konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e dy shteteve dhe të promovojë zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes dy ushtrive, tha ministria.

Gjatë takimit në Havai, të dyja palët vlerësuan zbatimin e Rregullave të Sjelljes Kinë-ShBA për Sigurinë e Takimeve Ajrore dhe Detare që nga takimi i MMCA-së në vitin 2021 dhe diskutuan masat për të përmirësuar sigurinë ushtarake detare ndërmjet dy vendeve, tha Ministria e Mbrojtjes e Kinës.

Pala kineze informoi ShBA-në gjatë takimit se ajo kundërshton fuqishëm çdo veprim që rrezikon sovranitetin dhe sigurinë e Kinës në emër të lirisë së lundrimit dhe fluturimit dhe do të vijojë t’u përgjigjet të gjitha veprimeve të rrezikshme dhe provokuese në përputhje me ligjin, përfundon deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës. (Li Huailiang/Edmond)