Kina dhe ShBA-ja theksojnë rëndësinë e lidhjeve ekonomike dhe tregtare
2024-04-06 16:35:49

foto: VCG

foto: VCG

Lidhjet ekonomike dhe tregtare duhet të jenë forca stabilizuese e marrëdhënieve Kinë-ShBA, tha zv.ministri i Tregtisë i Kinës, Wang Shouwen, ndërsa bashkëdrejtoi takimin e parë në nivel zëvendësministror të grupit të punës Kinë-ShBA për tregti dhe ekonomi me zv./sekretaren e Tregtisë të ShBA-së, Marisa Lago.

Wang, i cili është gjithashtu përfaqësuesi i Kinës për tregtinë ndërkombëtare, vizitoi ShBA-në nga 2 deri më 5 prill me ftesë të palës amerikane.

Kina është e gatshme të forcojë komunikimin, të zgjerojë bashkëpunimin dhe të menaxhojë dallimet përmes grupit të punës, duke nxitur një mjedis të mirë për bashkëpunimin tregtar dhe investues midis sipërmarrjeve të të dy vendeve, tha ai.

Ai shprehu shqetësime në lidhje me masat tarifore të Seksionit 301 të ShBA-së ndaj Kinës dhe kërkesën përkatëse të hetimit, sanksionet ndaj ndërmarrjeve kineze, kufizimet e investimeve të dyanshme, ndryshimin e rregullave të hetimit të mjeteve juridike tregtare dhe trajtimin e padrejtë të kompanive kineze.

Të dyja palët ranë dakord të promovojnë lehtësimin e tregtisë dhe të forcojnë komunikimin në kontrollin e eksporteve.

Lago do të kryesojë një delegacion që është ftuar për të vizituar Kinën në gjysmën e dytë të vitit 2024 dhe do të bashkëdrejtojë takimin e dytë në nivel zëvendësministror të grupit të punës Kinë-ShBA për tregti dhe ekonomi. (Li Huailiang/Edmond)