Kush po i turbullon ujërat në Detin e Kinës Jugore?!
2024-04-06 17:54:42

Veprime që "trazojnë paqen" në Detin e Kinës Jugore pas një përplasjeje midis anijeve kineze dhe filipinase ndezën tensione të reja në rrugën ujore të kontestuar.

Këto provokime të rrezikshme dhe destabilizuese për rajonin dhe më gjerë vijnë si pasojë e mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës Jugore ku përfshijnë shumë vende që pretendojnë të drejta për ishuj, shkëmbinj nënujorë dhe ujëra të ndryshëm në rajon.

Çdo vend ka arsyet e veta historike, ligjore dhe strategjike për pretendimin e zonave të caktuara në Detin e Kinës Jugore që ndër vite vijon të jetë "nyje gordiane" në këtë rajon, por nga tensionet e fundit midis Kinës dhe Filipineve rrezikon të shkohet nga përplasjet me topa uji drejt përplasjes me“topa zjarri”.

Foto:VCG

Ballafaqosje e anijeve filipinase dhe kineze në Detin e Kinës Jugore, 23 mars 2024(Foto:VCG)

Pekini dhe Manila kanë pasur një sërë sulmesh detare, duke përfshirë përdorimin e topave të ujit dhe shkëmbime të nxehta verbale, gjatë muajit mars të cilat kanë shkaktuar shqetësim për një përshkallëzim rajonal.

Megjithatë tensionet e Detit të Kinës Jugore janë përshkallëzuar që nga viti i kaluar pasi Filipinet kanë provokuar në mënyrë të përsëritur paqen në Detin e Kinës Jugore duke shfrytëzuar një anije ushtarake të shkatërruar ilegalisht në gumën Ren'ai në Nansha Qundao për më shumë se 20 vjet.

Më 5 mars, dy anije filipinase hynë ilegalisht në ujërat pranë gumës Ren'ai dhe Roja Bregdetare e Kinës mori masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat, duke u përmbajtur gjithashtu nga kapja e njërës prej anijeve filipinase që po transportonte furnizime thelbësore për qëllime humanitare.

Filipinet pretendojnë se po transportojnë furnizime humanitare, por anija në fakt ishte e ngarkuar me materiale ndërtimi. Anija e furnizimit të Filipineve nuk mund të transportojë materiale të mëdha ndërtimi brenda dhe të gjitha mallrat vendosen në hapësira të hapura ose gjysmë të hapura në anije. Sipas palës kineze, kjo padyshim synon të përforcojë anijen e vjetër të tokëzuar, për të ndërtuar një post të përhershëm në ishuj dhe shkëmbinj nënujorë të pabanuar.

Ndërsa më 23 mars, Filipinet dërguan edhe një herë anije për të dërguar materiale ndërtimi në anijen ushtarake të paligjshme, veprime që sollën dhe kundërpërgjigje nga Roja Bregdetare e Kinës në mënyrë që të ruante sovranitetin territorial të Kinës.

Siç pritej, kjo kundërpërgjigje nga Kina solli disa reagime ndërkombëtare, të njëanshme me target Kinën dhe një mbrojtje të pajustifikuar ndaj Filipineve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew, në një konferencë shtypi, tha se Traktati i Mbrojtjes së ndërsjellë ShBA-Filipine, i cili kërkon që Uashingtoni të mbështesë Manilën në rast të një sulmi, shtrihet në sulmet e armatosura ndaj anijeve filipinase kudo në Detin e Kinës Jugore, por nuk pranoi të thotë nëse traktati mund të shkaktohet nga incidenti i fundit.

"Unë thjesht do të them se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me aleatët tanë filipinas përballë këtyre veprimeve të rrezikshme dhe të paligjshme," tha Miller.

Por dhe pala kineze ka reaguar menjëherë. Në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Wu Qian, tha se "sovraniteti i padiskutueshëm i Kinës mbi ishujt Spratly, duke përfshirë Bregun e Dytë Thomas dhe zonat detare përreth, ka një bazë të mjaftueshme historike dhe ligjore".

“Ne kërkojmë që Filipinet të ndalojnë të gjitha aktet e shkeljes dhe provokimit. Kina si gjithmonë do të marrë masa të forta dhe vendimtare për të mbrojtur sovranitetin e saj territorial dhe të drejtat dhe interesat e saj detare.”

Sekretari i Shtetit Antony Blinken nënvizoi "angazhimin e hekurt" të Uashingtonit  për të ndihmuar në mbrojtjen e Filipineve në rast të një sulmi të armatosur kundër forcave të saj, pasi përleshjet midis rojeve bregdetare kineze dhe filipinase në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore u kthyen kohët e fundit më armiqësore.

Blinken, zyrtari i fundit i nivelit të lartë që vizitoi aleatin e traktatit të Shteteve të Bashkuara, u takua së fundi  me homologun e tij filipinas Enrique Manalo përpara se të takonte veçmas Presidentin Ferdinand Marcos Jr. në Manila.

Roja detare kineze përdor top ujë për të dëbuar anijen filipinase që hyn ilegalisht në ujërat e Detit të Kinës Jugore, 23 mars 2024(Foto:VCG)

Roja detare kineze përdor top ujë për të dëbuar anijen filipinase që hyn ilegalisht në ujërat e afër gumës Ren'ai në Detin e Kinës Jugore, 5 mars 2024(Foto:VCG)

 “Ne qëndrojmë me Filipinet dhe qëndrojmë pranë angazhimeve tona të hekurta të mbrojtjes, përfshirë nën Traktatin e Mbrojtjes së ndërsjellë”, tha Blinken në një konferencë shtypi me Manalo.

Blinken rinovoi një paralajmërim të martën se ShBA-ja është e detyruar sipas një Traktati të Mbrojtjes së ndërsjellë të vitit 1951 të mbrojë Filipinet nëse forcat, anijet ose avionët filipinas bien nën një sulm të armatosur kudo në Detin e Kinës Jugore.

Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian hodhi poshtë komentet e Blinken mbi agresionin kinez në Detin e Kinës Jugore.

"ShBA nuk është palë në çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet detare midis Kinës dhe Filipineve," tha Lin. “Kina do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e saj territorial dhe të drejtat dhe interesat e saj detare dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore”.

Kina thotë se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara është shkaku më i madh i turbulencave gjeopolitike në Detin e Kinës Jugore. Wu Qian, Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, i bëri komentet në përgjigje të Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, i cili  kritikoi Pekinin për rolin e tij në Detin e Kinës Jugore.

Zëdhënësi kinez thotë se Uashingtoni po provokon konfrontim, po mbështet Filipinet dhe po shkakton telashe duke dërguar anije ushtarake në Detin e Kinës Jugore. Ai shton se Kina është e përkushtuar për të menaxhuar dallimet detare përmes dialogut dhe konsultimit.

WU QIAN, kolonel i lartë, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës tha se "Ngacmimi dhe provokimet e Filipineve janë shkaku i menjëhershëm pas përshkallëzimit të fundit të çështjes së Detit të Kinës Jugore. Duke llogaritur në mbështetjen e forcave të jashtme, pala filipinase ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe fryma e Deklaratës për sjelljen e palëve në Detin e Kinës Jugore. Ajo ka cenuar shpesh sovranitetin e Kinës, ka bërë provokime dhe ka krijuar telashe dhe ka përhapur dezinformata për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar. Ajo është duke u humbur më tej në një rrugë të rrezikshme. Pala kineze nuk do t'i lejojë Filipinet të veprojnë me dashje. Ne jemi përgjigjur me veprime legjitime, të vendosura dhe të përmbajtura. Pala filipinase duhet të kuptojë se provokimet do t'i bëjnë vetes më shumë dëm sesa dobi dhe kërkimi i mbështetjes së huaj nuk do të çojë askund."


Kush po ndryshon status quo-në e gumës Ren'ai?

Por kush po krijon në fakt shqetësime dhe po ndryshon status quo-në? Kush po shkel ligjin ndërkombëtar dhe po minon paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore? Për këtë duhet të kthehemi pak në histori.

Foto:VCG

Forcat e armatosura amerikane në një manovra të përbashkëta me palën filipinase(Foto:VCG)

Guma Ren'ai është një pjesë integrale e Nansha Qundao të Kinës. Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi Nansha Qundao, duke përfshirë gumën Ren'ai dhe ujërat e tyre ngjitur, kjo është e bazuar në histori dhe ligj.

Guma Ren'ai nuk është as "terra nullius", as territor i Filipineve, as nuk është brenda zonës ekskluzive ekonomike dhe shelfit kontinental të Filipineve. Kufijtë territorialë të Filipineve u krijuan nga një sërë traktatesh ndërkombëtare dhe Nansha Qundao, duke përfshirë gumën Ren'ai, bien jashtë këtij qëllimi. E ashtuquajtura "aftësi ose afërsi" nuk është një arsye e vlefshme për të pohuar sovranitetin. Sovraniteti territorial është një parakusht për të kërkuar të drejtat detare dhe të mohosh sovranitetin territorial të bazuar në të drejtat detare do të thotë të ndryshosh shkakun dhe pasojën. Mohimi i Filipineve i sovranitetit territorial të Kinës mbi gumën Ren'ai, bazuar në vendimin e pavlefshëm dhe të paligjshëm të të ashtuquajturit arbitrazhi i Detit të Kinës Jugore, shkel parimin e lashtë por të qëndrueshëm të "toka dominon detin" në të drejtën ndërkombëtare dhe është thelbësisht e paqëndrueshme.

Guma Ren'ai është një shkëmb i pabanuar i ishullit në Nansha Qundao në Detin e Kinës Jugore, dhe kjo është gjendja origjinale e gumës Ren'ai. Neni i pestë i Deklaratës mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore, i nënshkruar nga Kina dhe vendet e ASEAN-it, duke përfshirë Filipinet, përcakton qartë se palët duhet të përmbahen nga "veprimet e banimit në ishujt, shkëmbinjtë nënujorë, bregun, gropat, gropat aktualisht të pabanuara, dhe veçori të tjera."

Më 9 maj 1999, Filipinet rrëzuan ilegalisht një anije luftarake në gumën Ren'aidhe Kina menjëherë paraqiti një përfaqësim solemn. Filipinet kanë premtuar në mënyrë të përsëritur të tërheqin anijen luftarake të paligjshme dhe deklaruan se nuk do të jetë vendi i parë që shkel Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore. Megjithatë, kanë kaluar 25 vjet dhe Filipinet ende nuk e kanë tërhequr anijen luftarake.

Pavarësisht angazhimit të Filipineve për të mos përforcuar anijen luftarake të ndalur dhe për të njoftuar Kinën paraprakisht për çdo plan për ta rifurnizuar atë, Kina, për arsye humanitare, ka bërë rregullime të përkohshme speciale për anijet filipinase që transportojnë disa herë furnizimet e nevojshme në anijen luftarake. Megjithatë, Filipinet kanë shkelur vazhdimisht angazhimet e tyre ndaj Kinës dhe vazhdojnë të dërgojnë anije qeveritare dhe anije luftarake për të hyrë me forcë në gumën Ren'ai, duke u përpjekur të transportojnë materiale ndërtimi për riparime në shkallë të gjerë dhe përforcim të anijes luftarake në mënyrë që të arrihet pushtimi i përhershëm i gumës Ren 'ai. Ky është shkaku kryesor i tensionit.

Por ndërsa flasim për një mosmarrëveshje me pretendime territoriale që prek dy ose më shumë vende, është me rëndësi ta shohim zgjidhjen e këtij pretendimi duke u bazuar në aspektin historik dhe ligjor.

Për këtë Anthony Carty, studiues i famshëm britanik i Ligjit Ndërkombëtar, tha ditët e fundit se nga këndvështrimi i ligjit zakonor ndërkombëtar, Britania dhe Franca konfirmojnë se Ishujt e Detit të Kinës Jugore i përkasin Kinës. Qëndrimi i Kinës në çështjen e Detit Jugor është i arsyeshëm.

Carty solli në kujtesë vitin 2011, kur një dokument i vitit 1974 mbi mendimin ligjor për Ishujt e Detit të Kinës Jugore, i Ministrisë së Jashtme Britanike, tërhoqi vëmendjen e tij. Ai vuri re se ministri i Jashtëm i asaj kohe, James Callaghan, kishte bërë një shënim në këtë dokument: "Këta ishuj i përkasin Kinës, por s'është e nevojshme t'iu tregohet kinezëve." Cartyt nuk iu duk normale, ndaj që nga ajo kohë, nisi studimet dhjetëvjeçare mbi historinë e sovranitetin e Detit të Kinës Jugore, ndërmjet arkivave kombëtare.

Në librin e tij "Historia dhe Sovraniteti i Detit të Kinës Jugore", Carty përmbledh materiale arkivore historike mbi ishujt e Detit të Kinës Jugore nga Britania, Franca dhe ShBA ,gjatë periudhës 1805-1975. 

Ai është i mendimit se arkivat shënojnë historinë ligjore të pronësisë së territorit, dhe gjithashtu janë dyert e kujtimeve institucionale të një vendi. Që prej vitit 1900, Britania dhe Franca kanë pohuar mëse një herë, sovranitetin e Kinës mbi arkipelagun Nansha dhe arkipelagun Xisha të Detit të Kinës Jugore.

Foto:VCG

Antoni Blinken në Manilë, Filipine, 19 mars 2024(Foto:VCG)

Por edhe nese nuk duan të bazohen në arkivat historike, janë institucionet dhe ligjet ndërkombëtare që trajton diskutimet dhe mosmarrëveshjet diplomatike që nëse do kishte vullnet përtej intersave gjeopolitike, atëherë do të kishim qartësi të plotë të ujërave në Detin e Kinës Jugore.


Prapaskenat gjeostrategjike

Si Kina ashtu edhe Filipinet e dinë se mënyra më e mirë për të trajtuar mosmarrëveshjet e tyre detare është t'i vendosin ato në prapavijë dhe të ndjekin zhvillimin e përbashkët dhe të ruajnë paqen rajonale.

Fatkeqësisht, duket se ka një nxitje për të bërë të kundërtën duke zhvilluar një retorike destabilizuese.

Me sa duket Filipinet kanë marrë një garanci nga aktorët brenda dhe jashtë rajonit në provokimin e palëve në konflikt drejt konfrontimit pasi Filipinet do të zhvillojnë stërvitje me Australinë, Japoninë dhe ShBA-në në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore duke vijuar te mbaje ndezur tensionet mes dy vendeve.

 Nga ana tjetër, qeveria e ShBA-së gjithashtu ka shprehur hapur mbështetje për veprimet e shkeljes dhe provokimit të Filipineve pa asnjë fund, madje duke përdorur Traktatin e Mbrojtjes së ndërsjellë ShBA-Filipine për të kërcënuar dhe detyruar Kinën, duke rritur besimin dhe arrogancën e Filipineve në shkeljet dhe provokimet e saj detare.

Në fakt në prapaskenë më shumë se sa ky zgjim i qeverisë filipinase për pretendimet territoriale në Detin e Kinës Jugore, duket qarte se janë interesa të tjera gjeostrategjike, shumë më të mëdha se sa vetë Filipinët.

Bëhet fjalë për konkurrencën strategjike mes Kinës dhe vendeve rajonale por mbi të gjitha për konkurrencën midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, e cila në emër të lirisë së lundrimit, nxjerr në pah konkurrencën më të gjerë gjeopolitike që thellon edhe më shumë këto mosmarrëveshje.

Pikërisht këto operacione, që synojnë të sfidojnë pretendimet  detare të Kinës, nënvizojnë konkurrencën më të gjerë gjeopolitike midis Kinës dhe ShBA-së, duke komplikuar më tej mosmarrëveshjet.

Për më tepër, këto mosmarrëveshje janë bërë një pikë e ndezur në konkurrencën më të madhe për ndikim në Azi, me fuqitë rajonale dhe aktorët ekstra-rajonal si ShBA-të që marrin interesa strategjike në rezultat.

Në vijim të asaj që zyrtarët amerikanë po deklarojnë një angazhim "të hekurt" për të mbrojtur Filipinet kundër një sulmi të armatosur në Detin e Kinës Jugore, Presidenti Joe Biden do të takohet me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe presidentin e Filipineve Fernando Marcos Jr në Uashington më 11 prill 2024.

Ky do të jetë samiti i parë trepalësh ShBA-Japoni-Filipine, i parë si shtrirja e ShBA-së për të kundërshtuar ndikimin e Kinës. Në javën e ardhshme, Filipinet do të kryejnë gjithashtu stërvitje të përbashkëta detare me Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Australinë në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore.

Mes mosmarrëveshjes detare të kombit të Azisë Juglindore me Kinën, Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë S Jaishankar, duke vizituar Manilën, shprehu mbështetjen për sovranitetin e Filipineve dhe theksoi aderimin ndaj Konventës së OKB-së për Ligjin e Detit (UNCLOS). Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e vendosur për Filipinet në ruajtjen e sovranitetit të saj kombëtar.

Nëse duhet të reagojë një palë e tretë, ato janë vendet e ASEAN. Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore, e cila përbëhet nga dhjetë vende anëtare në Azinë Juglindore.

ASEAN shërben si një platformë për vendet anëtare për të adresuar sfidat e përbashkëta, të tilla si varfëria, fatkeqësitë natyrore dhe kërcënimet e sigurisë, përmes dialogut dhe bashkëpunimit synon të promovojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Foto:VCG

Ministra të Mbrojtjes të vendeve anëtare të ASEAN-it takohen në Xhakartë, nëntor 2023, Indonezi(Foto:VCG)

Pikërisht ASEAN është së pari aleanca e duhur për adresimin e këtyre mosmarrëveshjeve e cila në fakt prek këto vende dhe janë në interesin e tyre rajonal për ti adresuar ato në mënyrë të qetë. Zgjidhja e këtyre çështjeve kërkon negociata diplomatike dhe bashkëpunim midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it të përfshirë për të promovuar paqen, stabilitetin dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare në Detin e Kinës Jugore.

Gjithashtu përpara se të vijohet me demonstrim muskujsh me anije luftarake dhe konferenca kërcënuese nga Shtëpia e Bardhë, ekziston ajo që quhet “E drejta ndërkombëtare”, e cila  vendos rregulla për përcaktimin e zonave detare, të tilla si ujërat territoriale, zonat ekskluzive ekonomike dhe raftet kontinentale, bazuar në parimet e barazisë, drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të të gjitha shteteve.

Pra janë të gjitha format dhe mekanizmat ndërkombëtare për të zgjidhur mosmarrëveshjet por jo të dalin në kërcënime dhe reagime të njëanshme kundër Kinës.

Kjo retorike nuk ndihmon aspak në uljen e tensioneve në gumën Ren’ai. Është e rëndësishme që të dy vendet të përfshihen në dialog të hapur, t'i japin përparësi diplomacisë dhe të punojnë drejt gjetjes së zgjidhjeve reciproke të dobishme për çdo konflikt apo mosmarrëveshje.  Vetëm përmes një përpjekjeje të përbashkët që përfshin angazhimin diplomatik, mekanizmat e zgjidhjes së konflikteve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar detar, mund të arrihet stabiliteti në këtë rajon kyç.

Është gjithashtu thelbësore që të dyja vendet  t'u përmbahen ligjeve dhe normave ndërkombëtare për të zgjidhur këto mosmarrëveshje duke braktisur menjëherë të gjitha veprimet e rrezikshme dhe destabilizuese në rajon dhe për tu angazhuar seriozisht për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, sidomos sot kur paqja është më e brishtë se kurrë.

Sipas një proverbi kinez thuhet se : "Ai që njeh durimin, njeh paqen", dhe Kina e ka dëshmuar se është pioniere e durimit.

 

Nga Marjana Doda