Regjistri i ndërmarrjeve të mëdha të internetit në Kinë përshpejtoi rritjen e fitimit
2024-04-06 17:31:01

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT) bëri të ditur se kompanitë kryesore të internetit në Kinë raportuan rritje të përshpejtuar të fitimit në dy muajt e parë të vitit, citon “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe, kompanitë fituan 16.97 miliardë juanë (rreth 2.39 miliardë dollarë amerikanë), 6.5 për qind më shumë në baza vjetore, me një normë rritjeje prej 6 pikë përqindje më të lartë se norma për të gjithë vitin 2023.

Të ardhurat e këtyre kompanive patën një rritje vjetore prej 7.6 për qind në 246.3 miliardë juanë, sipas ministrisë.

Shpenzimet e kompanive për kërkimin dhe zhvillimin u rritën me 4.5 për qind në baza vjetore në 13.71 miliardë juanë.

Kompanitë kryesore të internetit dhe kompanitë e shërbimeve të lidhura me to janë ato që kanë të ardhura vjetore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë. (Irma)