Greqia heq veton ndaj Shqipërisë për Marrëveshjen e Mbrojtjes së Sigurisë mes BE-në
2024-04-06 17:17:55

Qeveria greke ka rënë dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë bazuar në projektmarrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor, shkruan “RTSH”.

Rama-Mitsotakis (Foto Protothema)

Rama-Mitsotakis (Foto Protothema)

Mediat greke shkruajnë se qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e marrëveshjes. Tani vetëm thuhet se Shqipëria duhet të respektojë parimet e shtetit ligjor gjatë gjykimit të Belerit në shkallë të dytë.

Sipas medieve, shkak është përfshija e Shqipërinë në objektiva më të gjera të strategjisë së BE-së, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Greqia u zotua të bllokonte aspiratat e Shqipërisë për në BE nëse nuk zgjidhej çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i burgosur që prej muajit maj, në Shqipëri. Sipas Greqisë, po i shkeleshin të drejtat e njeriut. (Irma)