Wang Yi i dërgon një mesazh urimi ministrit të ri të Jashtëm të Jemenit, Zandani
2024-04-06 15:57:24

foto: VCG

foto: VCG

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze dhe ministër i Jashtëm i Kinës, i dërgoi të martën një mesazh urimi Shaei al-Zandani, duke e uruar për marrjen e detyrës së re si ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Migracionit të Republikës së Jemenit.

Në mesazhin e tij, Wang vlerëson se Kina dhe Jemeni gëzojnë një miqësi të thellë tradicionale. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 68 vite më parë, raportet dypalëshe janë zhvilluar pa probleme. Në dhjetorin e vitit 2022, presidenti i Kinës Xi Jinping dhe kreu i Këshillit të Kryesisë Presidenciale të Jemenit, Mohammed Al-Alimi, u takuan gjatë Samitit të 1-rë midis Kinës dhe vendeve arabe, duke arritur një konsensus të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Jemen.

“Unë jam i gatshëm të mbaj kontakte me ministrin Zandani, për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e të dy vendeve dhe duke u përpjekur pa ndërprerje për të nxitur marrëdhëniet midis Kinës dhe Jemenit.” - shkruan mes të tjerash ministri i jashtëm i Kinës. (Li Huailiang/Edmond)