Ambasadori kinez në ShBA jep një intervistë për Newsweek mbi forcat e reja prodhuese cilësore
2024-04-06 15:50:19

Foto nga ambasada e Kinës në ShBA

Foto nga ambasada e Kinës në ShBA

Ambasadori i Kinës në ShBA, Xie Feng, dha të premten një intervistë ekskluzive për publicistin e njohur të politikës së jashtme në Newsweek, Tom O'Connor, mbi forcat e reja prodhuese cilësore dhe ekonominë kineze.

Xie shpjegoi kuptimin e forcave të reja prodhuese cilësore dhe fazën e tyre aktuale të zhvillimit. Në përgjigje të pyetjes se çfarë efektesh mund të ketë kjo strategji mbi ekonominë kineze, Xie tha se ndërsa Kina përpiqet të zgjerojë kërkesën e brendshme vitet e fundit, forcat e reja prodhuese cilësore do të shërbejnë si një katalizator që nxjerr në pah më tej vitalitetin dhe potencialin e tregut të madh kinez. Përmirësimi i industrive tradicionale dhe rritja tepër e shpejtë e industrive të reja do të fuqizojnë më tej rritjen e Kinës dhe do të gjenerojnë nevoja të mëdha për investime dhe konsum.

Ai vuri në dukje se rritja e fuqishme e sektorit të energjive të reja në Kinë mbështetet në avantazhin e inovacionit të bizneseve të krijuara mes konkurrencës globale dhe produkteve me cilësi të lartë, jo në të ashtuquajturat subvencione ose mbrojtje.

"Ajo për të cilën njerëzit duhet të shqetësohen nuk është nëse rritja e Kinës do të arrijë kulmin, por nëse ata do të humbasin mundësitë në Kinë." - shtoi ambasadori kinez. (Li Huailiang/Edmond)