Importet e drithit në Kinë shënuan rritje në janar-shkurt
2024-04-05 13:49:43

Drithëra të importuara në Kinë / foto nga CFP

Importet e drithërave të Kinës shënuan rritje të qëndrueshme në dy muajt e parë të këtij viti. Vendi importoi 13.36 milionë tonë drithë gjatë periudhës, një rritje me 29.57 për qind nga një vit më parë, citon “Xinhua” të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Vlera e këtyre importeve arriti në 4.03 miliardë dollarë amerikanë, 1.38 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në shkurt, importet e drithërave të Kinës arritën në 6.76 milionë tonë, 20.84 për qind më shumë se një vit më parë, zbuluan të dhënat. (Elona)