Stuhi breshëri kanë goditur provincat lindore dhe qendrore të Kinës
2024-04-05 13:52:13

foto nga CFP

foto nga CFP

Stuhi breshëri kanë goditur pjesë të provincës Fujian të Kinës lindore dhe provincës Hunan të Kinës qendrore, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe toka bujqësore.

Sipas autoriteteve meteorologjike në Fujian, gjithsej 19 zona të nivelit të qarkut në të gjithë provincën regjistruan mbi 50 milimetra reshje në 24 orë deri mëngjesin e të enjtes, bën të ditur “Xinhua”.

Stuhi të forta goditën 22 zona të nivelit të qarkut në Fujian, me stuhi breshëri që prekën qytetet Sanming dhe Ningde.

Zyra e Kontrollit të Përmbytjeve në Fujian aktivizoi një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj stuhive të shiut mëngjesin e së enjtes.

Autoritetet meteorologjike kanë paralajmëruar për reshje të mundshme të dendura dhe stuhi shiu në disa qytete në Fujian, duke përfshirë Sanming, Putian, Longyan, Nanping dhe Fuzhou deri të shtunën. (Elona)