Wang Yi: Kina mbështet anëtarësimin e shpejtë zyrtar të Timor-Leste në ASEAN
2024-04-05 10:41:11

Foto nga MPJ

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, u takua të enjten me Bendito dos Santos Freitas, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Timor-Leste, në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës. Ai tha se Kina mbështet sa më parë, anëtarësimin e Timor-Leste në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Që kur marrëdhënia Kinë - Timor-Leste u ngrit në një partneritet strategjik, shtatorin e kaluar, raportet dypalëshe kanë bërë një hap historik, tha Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKK. 

Kina është e gatshme të vazhdojë të jetë partneri i besueshëm i Timor-Leste, dhe të mbështesë zhvillimit të tij, në përputhje me kushtet kombëtare, si dhe të luajë rol në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, tha ai.

Wang u bëri thirrje të dyja palëve, të zbatojnë konsensusin e arritur nga udhëheqësit dhe të nxisin partneritetin strategjik. 

Ministri i Jashtëm tha se zhvillimi i Kinës do të ofrojë mbështetje dhe do të sjellë mundësi për vendet në zhvillim, përfshirë Timorin Lindor. 

Nga ana e tij, Bendito tha se vendi i tij, i përmbahet në mënyrë të vendosur parimit të një Kine, dhe është i përkushtuar për bashkëpunimin miqësor me të.

Timor-Leste pret me padurim shkëmbimet e nivelit të lartë me Kinën, forcimin e bashkëpunimit në ekonomi, bujqësi, teknologji dhe investime. Gjithashtu edhe nxitjen për zbatimin e projekteve nën BRI, për një zhvillim më të madh të strategjisë të të dy vendeve, tha ai. 

Të dyja palët shkëmbyen mendime edhe për çështje me interes të përbashkët.